Vdekja e Jonadës, ministrja Kumbaro reagon pas 24 orësh dhe fajëson vetëm policin

3 August 2022, 22:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e Jonadës, ministrja Kumbaro reagon pas 24 orësh dhe
Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi dhe Arjan Tase

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas plot 24 orësh tragjedinë Potamit në Himarë ku humbi jetën Jonada 7-vjeçare.

Ministrja e Turizmit që bën spote për qeset e plehrave në plazhe, por jo për sigurinë e plazheve, në një postim në Twitter thotë se ngjarja është e rëndë duke bërë përgjegjës personin që kreu krimin.

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë!

Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh në paqe”, shkruan Kumbaro.

Në reagimin e saj nuk ka asnjë ndjesë për përgjegjësinë e dikasterit të saj për pasigurinë e plazheve dhe asnjë reagim për kërkesën e opozitës që i kërkon dorëheqjen së bashku me ministrin Bledi Çuçi.

 

 


Video