U filmua duke rrahur të riun në Pogradec, pezullohet nga detyra polici (Emri)

15 February 2023, 14:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U filmua duke rrahur të riun në Pogradec, pezullohet nga detyra polici

Oficeri i policisë Gjergji Riza u cili është filmuar duke rrahur një djalë në Pogradec është pezulluar nga detyra.

Vendimi u bë i ditur sot pas publikimit të videos të dhunës së ushtruar ndaj të riut nga oficeri i policië, ndërsa AMP është ajo që do të vijojë hetimet për ngjarjen.

Sa i takon të riut, Ervin Norolla, ai mësohet se është arrestuar nga policia disa ditë më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe ndodhet në burg pasi policia i gjeti 50 gram heroinë.

 

 


Video