"Në mënyrë misterioze", Alfred Cako reagon për vdekjen e Myftarajt: Mendonte se Shqipërinë do e bashkonte Moska

7 July 2022, 17:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Në mënyrë misterioze", Alfred Cako reagon për
Alfred Cako dhe Kastriot Myftaraj

Lidhur me vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftarja ka ardhur një reagim dhe nga konspiracionisti Alfred Cako, i cili dyshon se vdejka e tij mund të jetë në mënyrë misterioze

Në një postim në rrjetet sociale, Cako shkruan se me Myftarajn grindej shpesh, por të dy bashkoheshin tek pika për "Shqipërinë e madhe, veç se Cako mendon se kjo gjë do të vijë nga iluminati, ndërsa Myftaraj besonte se këtë gjë do e realizonte Moska.

Reagimi i plotë i Cakos:

Paska vdekur miku im i kahmotshëm Kastriot Myftaraj, ndoshta në mënyre Misterioze por mbetet për t’u parë.

Përkundër polemikave që kisha me të dhe grindjeve që kemi patur kohëve të fundit, mund të them se jemi pajtuar në një pikë, Ajo tek Shqipëria e Madhe, vetëm se ai mendonte se ky bashkim i trojeve vjen nga zyret e Moskës kurse unë mendoj akoma se ajo vjen nga zyret e Illuminatit.

Në fund fare ishte njeri i mirë dhe atdhetar i fortë i Shqipërisë.

Ju lehtësoftë shpirti i tij me dritën e Perëndisë.

Të gjithë do ti rikthehemi Absolutës dhe Hyjnores. Nëse jo sot, atëher nesër po se po.

Zoti e Bekoftë Popullin Shqiptar.


Video