Avokatja Mirela Jorgo ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili dyshohet se mesditën e sotme u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së tij dhe për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.
Myftaraj njihet si një kritik i ashpër ndaj fesë myslimane dhe avokatja shkruan në një postim në rrjetet sociale se e kishte paralajmëruar pikëtisht për këtë gjë, pasi sipas saj, çdo person është askushi para madhështisë së Zotit.
"Mora vesh lajmin e vdekjes se papritur të Kastriot Myftaraj . I lexoja here pas here analizat e tij , por ajo që e kundërshtoja me forcë dhe e paralajmeroja , ishte sulmi që ai herë pas here i bënte Islamit dhe librit të shenjtë Kuranit Mos i thosha, sepse jemi askushi para madheshtise se Zotit. Megjithatë Zoti e mëshiroftë!
M' u kujtua kjo video e Got s Talent . Sytë e jurise janë me lot para lutjeve të kësaj vogēlusheje.
Te gjithē do tē japim llogari nje ditë" shkruan Jorgo në postimin e saj.
Kastriot Myftaraj dyshohet se e ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike, pasi kishte vetëm pak kohë që kishte mësuar se ishte diagnostikuar me kancer.