'Mori vesh se ishte me kancer'/ Detaje nga vetëvrasja e Kastriot Myftaraj, 'nëna e tij pa gjithçka' (Video)

7 July 2022, 14:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Mori vesh se ishte me kancer'/ Detaje nga vetëvrasja e Kastriot
Kastriot Myftaraj

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”, emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Mësohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t'i dhënë fund jetës.

Hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60 vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video