Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano po zhvillon një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.
Takimi vjen pas zhvillimeve të fundit në vend dhe arrestimit të ish-deputetit të PS Alqi Bllako për inceneratorët.
Arrestimi i tij u shoqërua me një sërë paqartësish në fillim duke detyruar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Posaçme, ta qartësojnë me dy njoftime zyrtare, por kontradiktore mes tyre, duke lënë sërish pikëpyetje mbi arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako, të vënë në akuzë për aferën e inceneratorit të Fierit.