
Policia e Tiranës ka reaguar sërish në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, ku një mjet tip kamion tërhoqi zvarrë për 20-30 metra automjetin tip “Benz”.
Më herët u tha se numri i viktimave në aksident ishte 4, ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se ka humbur jetën vetëm drejtuesi i mjetit shtetasi me ininciale F.M, 27 vjeç.
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues
Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.