Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë, ky është i riu i cili humbi jetën mbrëmë (Foto)

24 March 2022, 11:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë, ky është i

Ky është i riu i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Disa makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe fatkeqësisht një i ri humbi jetën. Ai është Dejvi Allamani, drejtues i një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë, ky është i

“Shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga automjetet të shtetasve K. C., 29 vjeç, drejtues i njërit prej  automjeteve të përfshira në aksident  dhe pasgjeren, shtetasen  E. Y., 26 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë” njofton policia.

Kujtojmë që në aksident u përfshi një benz me targë AA 385 TL’, një ‘Golf’ me targa ‘AB 700 XG’ dhe një ‘Benz’ tjetër, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Pak më parë u raportua se njër nga të plagosurit nga ky aksident ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

 


Video