Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Derven. Një automjet me drejtues shtetasin D.A., është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre D.A.
Ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikëse nxorën 3 të lënduarit e tjerë të bllokuar në makina.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.