Zyrtare/ Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

13 November 2024, 14:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zyrtare/ Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

FSHF njofton se sulmuesi Bekim Balaj është tërhequr nga Kombëtarja. Ai luan aktualisht me Vllazninë.

"Më shumë se 10 vite kuqezi, 48 ndeshje të luajtura, 9 gola të shënuar, i pari i veçantë për mënyrën e realizimit dhe rëndësinë që pati, në fitoren e parë në histori me Portugalinë. Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe Federata e Futbollit e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A. Faleminderit Bekim", shkruan FSHF.


Video