Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, UEFA mbërrin në Tiranë

14 February 2022, 18:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, UEFA mbërrin në Tiranë

Tashmë që gara për kreun e FSHF-së ka hyrë në ditët e saj finale, UEFA ka dërguar në Shqipëri një delegacion ekspertësh të cilët mbërritën në Tiranë këtë të hënë.

Në përbërje të këtij delegacioni janë Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve).

Fillimisht ata janë ndalur në selinë e FSHF-së ku janë njohur me zhvillimet e fundit dhe kanë kërkuar informacion të imtësishëm për proceset zgjedhore në shoqatat rajonale.

Pasi të njihet me të gjitha problematikat, pretendimet e palëve dhe të shqyrtojë dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA-s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, kryeministrit Edi Rama si edhe FSHF-së.

Delegacioni do të qëndrojë disa ditë në Tiranë, pasi UEFA është e ndjeshme në rastet e ndërhyrjes së politikës në çështje të futbollit.


Video