Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja mes Dinamos së Zagrebit dhe skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.
Një rezultat suprizë për shqiptarët që nuk zhgënjeu as numrin e lartë të tifozë që kishin shkuar në Kroaci për të përkrahur ekipin e tyre. Tifoz shqiptarë janë pritur shumë mirë nga vendasit.
Madje gjatë ndeshjes, tifozët vendas të Dinamos, “Bad Blue Boys”, u bashkuan me shqiptarët në këngët “vrite serbin”. Në një moment, "Shvercerat", tifozët e Shkupit ngritën dhe flamurin e UÇK-së.
Këto veprime u quajtën skandaloze nga mediat serbe gjatë ditës së sotme.
“Gjatë takimit ka pasur disa sekuenca të turpshme, ndaj tifozët e dy klubeve në një moment kanë brohoritur ‘Vrite serbin’, siç duket të bashkuar në urrejtje”, shkruajnë mediat serbe.
“Tifozët e Shkupit në një moment ngritën flamurin e UÇK-së famëkeqe”, shkruajnë mediat në Serbi.
Ndeshja e kthimit mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit do të zhvillohet më 26 korrik në Shkup.