Videoja virale: Barella ngatërron këmbën, goditet në të djathtë, mban me duar të majtën

29 September 2023, 22:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Videoja virale: Barella ngatërron këmbën, goditet në të

Asgjë nuk i shpëton syve të kamerave.

Ai që paguan çmimin është Nicolò Barella, i shënjestruar në orët e fundit nga kritikat e shumta në rrjetet sociale për simulimin e shëmtuar kundër Sassuolo-s.

Mesfushori nga Sardenja, pas një përplasjeje me Henriken, rrëzohet përtokë.

Kontakti është në këmbën e djathtë, por lojtari – i mbetur në fushë – shkon me duart në këmbën e majtë.

Skena e përsëritur disa herë në rrjetet sociale ka gjetur komente të shumta.

Dikush tallet: Barella ka këmbë binjake, nëse njëri vuan, vuan edhe tjetri”, ndërsa të tjerë e tregojnë si një aktor të aftë, duke e nominuar për Oscars.


Video