VIDEO/ Polemika në finalen e Botërorit, a ishte penallti për Argjentinën?

18 December 2022, 16:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Polemika në finalen e Botërorit, a ishte penallti për
A ishte penallti për Argjentinën?

Argjentina kaloi në avantazh në finalen e Botërorit ndaj Francës me një 11-metërsh të fituar nga Di Maria dhe të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Messi.

Megjithatë, francezët kontestuan vendimin e arbitrit pas ndërhyrjes nga pas të Dembele, por kryesori i takimit as nuk e pa rastin në VAR.


Ndërsa në minitën e 36, me një kundërsulm vrastar, Argjentina me disa pasime, mbërriti në portën e Lloris, aty ku Di Maria shënoi me lehtësi edhe golin e dytë.

Pa mbaruar pjesa e parë, Deschamps humb durimin me të tijtë dhe largon nga fusha dyshen Giroud-Dembele, për të aktivizuar Thuram dhe Kolo Muanin.


Video