Një mega-skandal në horizont: Beso i Tajvanit pagoi 2.7 milionë ...
7 November, 14:18Fokus
Partizani është duke luajtur në "Air Albania" sfidën e kthimit kundër Saburtalos, ndeshje e vlefshme për kualifikuesit e Ligës së Konferencës.
Por, ndeshja është ndërprerë për pak sekonda në minutën e 43-të, pasi një djalosh i vogël është futur në fushë. Kjo gjë shkaktoi të qeshura të shumta në shkallët e stadiumit, pasi nuk ndodh shpesh që vogëlushët të zbresin në fushë gjatë kohës që luhet sfida.
Fillimisht ai bëri një xhiro nëpër fushë, ndërkohë që më pas u bllokua nga forcat e sigurisë. Për më tepër shikoni momentin e futjes së djaloshit në fushë.