VIDEO/ Messi mahnit kinezët me golin më të shpejtë të karrierës së tij

15 June 2023, 19:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Messi mahnit kinezët me golin më të shpejtë të

Leo Messi shënoi sot golin më të shpejtë të karrierës së tij. Përballë 77 000 spektatorëve në Stadiumin e Punëtorëve të Pekinit, ylli i Argjentinës shkëlqeu në fitoren e kombëtares së tij përballë Australisë.

Kishin kaluar vetëm 81 sekonda nga nisja e ndeshjes miqësore dhe Messi mahniti publikun kinez me të majtën e tij nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë, Pezzella shënoi një tjetër gol për të vulosur fitoren 2-0 të kampionëve të Botës në fuqi.


Video