VIDEO/ Kaos në Australi, tifozët hynë në fushë dhe godasin arbitrin, gjakoset dhe portieri

17 December 2022, 11:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Kaos në Australi, tifozët hynë në fushë dhe

Një situatë kaotike ka ndodhur në derbin e Australisë mes Molbourn Viktori dhe Melbourn Siti, ku tifozët hynë në fushë dhe filluan të shkaktonin trazira.

Duket se kjo gjë ka ardhur në formë proteste nga tifozët të cilët kanë ngelur të zhgënjyer nga fakti që federata vendosi që të tre finalet e mëdha në Australi t’i luante në Sidnei.

Në minutën e 21’ të sfidës, ata hynë në fushë dhe filluan të hidhnin sende, ku tentuan të godisnin dhe gjyqtarin me një kovë metali, e cila kapi dhe portierin e Sitit, Tomas Glover, që mbeti i gjakosur në kokë. Takimi u ndërpre me situatën që doli jashtë kontrollit.

 


Video