VIDEO/ Fitore dramatike e Manchester City-t, Haaland shënon në minutën e '95-të

5 November 2022, 19:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Fitore dramatike e Manchester City-t, Haaland shënon në
Haaland

Machester City ka arritur të marrë një fitore dramatike ditën e sotme përballë Fulham në Premier League. Skuadra e Pep ka fituar me shifrat 2-1, por goli i fitores u realizua me penallti në minutën e 95-të të takimit nga Haaland.

Alvarez i dha avantazhin “qytetarëve” por pak minuta më vonë shifrat u dyfishuan me anë të penalltisë së Pereira, teksa Cancelo u ndëshkua me të kuq duke lënë ekipin vendas me 10 futbollistë.

Në pjesën e dytë, Guardiola hodhi në fushë Haaland të cilin e kishte lënë përsëri në pankinë dhe sulmuesi pa fillimisht t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje. Por më pas ishte pikërisht ai që shënoi golin që i dha suksesin Mancheset City-t në minutën e 95-të pas penalltisë së fituar nga De Bruyne.

Kështu, Manchester City merr kreun e renditjes në pritje të derbit mes Arsenalit dhe Chelseas.

 

 




Video