A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

"El Clasico" e parë e këtij sezoni ka përfunduar me fitoren e Barcelonës. Edhe pse një ndeshje miqësore, katalanasit fituan pastër 3-0 ndaj Real Madrid në sfidën e zhvilluar në Dallas.
Barcelona gjeti golin e parë me Dembele vetëm pas 15 minutave lojë, ndërsa pesë minuta më vonë Vini Jr humbi një penallti për Realin duke e dërguar topin në traversë. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Dy golat e tjerë të Barcelonës erdhën në fundin e takimit, në fillim me Lopez në minutën e 85 dhe më pas ishte Torres që vulosi rezultatin në minutën e 91.