VIDEO/ CR7 nuk ndalet, shënon golin e 50-të në vitin 2023

12 December 2023, 09:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ CR7 nuk ndalet, shënon golin e 50-të në vitin 2023
Cristiano Ronaldo

Pavarësisht viteve që kalojnë, sulmuesi portugez duket se nuk ka humbur vesin e golit. 38-vjeçari u takua me golin në ndeshjen e Al-Nassr në Kupë, ndaj një rivali si Al-Shabab.

Për CR7, vlen të përmendet fakti se ky është goli i 50-të në vitin 2023.

Statistikat nuk lënë vend për dyshime.

Në këtë sezon, në elitën e kampionatit arab, Ronaldo ka realizuar 16 gola në 15 ndeshje.

Kalimi i tij në Arabinë Saudite u kritikua shumë, por lojtari po i përgjigjet më së miri skeptikëve në fushën e lojës!


Video