VIDEO/ Bekim Balaj i pandalshëm, shënon supergol nga distanca

20 May 2022, 18:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Bekim Balaj i pandalshëm, shënon supergol nga distanca
Bekim Balaj

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj duket se ka rigjetur veten tek kampionati turk, pasi ka shënuar golin e katërt me ekipin e Boluspor.

Në sfidën përballë Altinordu, bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 32’.

Sfida u barazua më pas nga Ozkan me anë të një 11-metërshi, por në minutat e fundit, Boluspori arriti të merrte tre pikët me një gol të Polat.


Video