Vedat Muriqi flet pas ndeshjes së tensionuar me Rumaninë: U prekëm emocionalisht dhe moralisht

17 November 2024, 16:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vedat Muriqi flet pas ndeshjes së tensionuar me Rumaninë: U

Futbollisti Vedat Muriqi ka folur për herë të parë pas ndeshjes së tensionuar mes Rumanisë dhe Kosovës.

Sulmuesi kosovar tha se ajo çfarë ndodhi në Bukuresht e ka prekur emocionalisht dhe moralisht.

“Na keni nderuar me këtë vizitë. Siç thatë edhe ju, ka qenë një natë e vështirë për ne, por besoj se kemi marrë një vendim të duhur ne si futbollistë dhe federata jonë. Jemi prekur emocionalisht dhe moralisht aty, për shkak të asaj kemi marrë vendim të mos dalim në fushë, duke e ditur se ju do të na përkrahni.

Ju falënderoj në emër të lojtarëve për mbështetjen dhe çdo gjë që keni bërë për Republikën e Kosovës”, deklaroi Muriqi gjatë fjalimit në emër të futbollistëve, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Video