United fiton dhe blindon vendin e katërt

20 February 2022, 17:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

United fiton dhe blindon vendin e katërt

Manchester United ka fituar në transfertë ndaj Leeds dhe shkëputet me 4 pikë nga vendi i pestë i tabelës së klasifikimit që e nxjerr jashtë Ligës së Kampionëve.

“Djajtë” fituan 4-2, duke shënuar nga dy gola për secilën pjesë. Ronaldo luajti deri në minutën e 85-të të ndeshjes kur u zëvendësua nga Varane, por as gjeti rrugën e rrjetës dhe as la gjurmë në këtë takim, ndryshe nga bashkëpatrioti i tij, Bruno Fernandes.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 34-t nga Maguire që shënoi për Manchester, ndërsa Fernandes dyfishoi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Leed u përgjigj me dy gola të shënuar brenda dy minutave, 53 dhe 54 në pjesën e dytë, fillimisht me Rodrigon dhe më pas me Raphinan.

Në minutën e 70-të, Fred rikthen United në avantazh dhe Elanga vulos fitoren në minutën e 89-të. Me këtë fitore, United shkon në 46 pikë, katër më shumë sse West Ham i vendit të pestë.


Video