Sulmuesi shqiptar rikthehet te goli në Angli. Mund të jetë një alternativë për Silvinjon për ndeshjet e nëntorit

19 October 2024, 18:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmuesi shqiptar rikthehet te goli në Angli. Mund të jetë
Anis Mehmeti

Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti, duket se po kalon një formë shumë të mirë në Angli, me skuadrën e Bristol City në Championship.

Anësori i majtë, ishte protagonist me gol për skuadrën e tij në kampionat këtë të shtunë, ndaj Middlesbrough. Në minutën e 27-të, Mehmeti zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin Bristol-it.

Shqiptari lëvizi bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fortë, e ndali topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë i sfidës, me Bristol që shënoi edhe një herë tjetër në fundin e pjesës së parë, për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh të dyfishtë.

Mehmeti është rikthyer te goli në kampionatin anglez, pasi kishte shtatë ndeshje pa shënuar. Sulmuesi mund të jetë një alternativë për trajnerin Silvinjo, për ndeshjet e muajit Nëntor, në Ligën e Kombeve.


Video