UEFA dënoi me mospjesëmarrje në futboll kreun e Federatës së Kosovës

22 March 2022, 18:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

UEFA dënoi me mospjesëmarrje në futboll kreun e Federatës

Një vendim i UEFA-s për të cilin kreu i FFK-së, Agim Ademi, tha se nuk ekziston, u bë publik këtë të diel mbrëma. Vendimi i UEFA-s ka të bëjë me dënimin e Agim Ademit, kryetarin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili po e synon edhe një mandat.

Vetë Ademi mohon se nuk ka pasur ndonjë letër të kësaj natyre nga UEFA. Letra është nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s që ka vendosur ta dënojë Agim Ademin.

Atij i ishte ndaluar marrja me futboll deri më 31 dhjetor të vitit 2022 për shkak të dënimit me burg që i ishte shqiptuar nga një gjykatë në Kosovë.

Vendimi është i zëvendëskryesuesit të KKED të UEFA-s, Thomas Partl, ndërsa mban datën 20 gusht 2020.

Ademi shmangu vuajtjen e dënimit, ndërsa rasti i tij u kthye në rigjykim dhe nuk ka pasur ndonjë masë konkrete nga UEFA ndaj tij.


Video