Tronditet futbolli anglez, një çift homoseksual luan në ekipin e Premier League

13 November 2022, 19:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditet futbolli anglez, një çift homoseksual luan në ekipin
Foto ilustruese

Lojtarët e një prej skuadrave të Premier League janë në një lidhje romantike. The Sun, ka publikuar lajmin që ka tronditur futbollin anglez me lojtarët nuk e fshehin marrëdhënien e tyre nga shokët e skuadrës.

Askush në skuadër nuk shqetësohet fare, përveç kësaj, trajneri dhe drejtuesit i mbështesin. Megjithatë, ata vendosën të mos bëjnë deklarata publike, edhe pse nuk kanë turp për lidhjen e tyre. Kjo mund të ndodhë në të ardhmen, por gjatë sezonit ata zgjodhën të fokusoheshin te futbolli.

Shokët e klubit gjithashtu u kërkuan të mos zgjeroheshin në këtë temë tha një burim i njohur me situatën.

Ndërkohë legjenda e Anglisë,  Gary Lineker,  muajin e kaluar deklaraoi se njeh “një apo dy futbollistë gay” të cilët po mendojnë të deklarohen hapur.


Video