“Topi i Artë”, renditja sipas kombeve dhe klubeve: Kryesojnë Franca, Real Madrid, Barça dhe Juve

23 September 2025, 17:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Topi i Artë”, renditja sipas kombeve dhe klubeve:
Ousmane Dembele

Me fitimin e “Topit të Artë” 2025 nga Ousmane Dembele, Franca arrin Argjentinën në krye të renditjes së kombeve më të shpërblyera me këtë trofe prestigjioz të “France Football”.

Të dyja kombet numërojnë nga 8 çmime. Diferenca është se 8 triumfet argjentinase i përkasin vetëm Lionel Messit, ndërsa Franca i ka ndarë mes 6 lojtarëve të ndryshëm.

Franca bëhet edhe kombi me më shumë fitues të ndryshëm të “Topit të Artë”, duke lënë pas Gjermaninë dhe Italinë (nga 5 secila).

Për PSG është hera e dytë që një futbollist i saj shpallet më i miri në botë, pas suksesit të Messit në vitin 2021.

Renditja e “Topit të Artë” sipas kombeve:

Franca – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”

Argjentina – 1 fitues (Messi), 8 “Topa të Artë”

Gjermania – 5 fitues, 7 “Topa të Artë”

Holanda – 3 fitues, 7 “Topa të Artë”

Portugalia – 3 fitues, 7 “Topa të Artë”

Italia – 5 fitues, 5 “Topa të Artë”

Brazili – 4 fitues, 5 “Topa të Artë”

Anglia – 4 fitues, 5 “Topa të Artë”

Spanja – 3 fitues, 4 “Topa të Artë”

Më pas: Bashkimi Sovjetik, Çekia, Bullgaria, Danimarka, Hungaria, Liberia, Irlanda e Veriut, Skocia, Ukraina, Kroacia, secili komb me nga një fitues.

Renditja sipas klubeve:

Real Madridi – 8 fitues, 12 “Topa të Artë”

Barcelona – 6 fitues, 12 “Topa të Artë”

Juventusi – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”

Milani – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”

Bayern Munich – 3 fitues, 5 “Topa të Artë”

Manchester United – 4 fitues, 4 “Topa të Artë”

Klube të tjerë me nga 1 ose 2 fitues: Inter, PSG, Ajax, Liverpool, Borussia Dortmund, Manchester City, Inter Miami etj.


Video