Tirana nuk di të ndalet, shkon sërish +6 mbi Laçin

14 February 2022, 22:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tirana nuk di të ndalet, shkon sërish +6 mbi Laçin

Tirana nuk gabon përballë Egnatias, ekip të cilin e mposhti 2-0 në “Air Albania”. Suksesi i katërt radhazi për ekipin kryesues, që ngjitet në kuotën e 46 pikëve, duke e rikthyer në 6 pikë diferencën me Laçin ndjekës.

Redon Xhixha dhe Engjëll Hoti realizuan golat e fitores për bardheblutë e Orges Shehin, që luajtën pa Taulant Seferin dhe Erion Hoxhallarin. Xhixha zhbllokoi takimin në minutën e 13-të.

Egnatia mbeti me dhjetë lojtarë në fundin e pjesës së parë.

Gjithçka u bë më e lehtë për Tiranën. VAR-i anuloi golin e dytë të Xhixhës (55’), teksa golin e qetësisë e shënoi Engjëll Hoti, pak sekonda pasi u fut në fushë. Eurogoli i mesfushorit dardan qetësoi Tiranën, që mori tre pikët e radhës pa konsumuar shumë energji.


Video