Tirana-Beshiktash: Plas sherri mes tifozëve në "Air Albania", lojtarët braktisin fushën

3 August 2023, 20:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana-Beshiktash: Plas sherri mes tifozëve në "Air
Tirana-Beshiktash

Sherr mes tifozëve të Tiranës dhe atyre te Beshiktashit në stadiumin "Air Albania", vetëm pak minuta pas nisjes së ndeshjes të vlefshme për Conference League.

Arbitri i ndeshjes ka vendosur të tërheqë lojtarët nga fusha, ndërsa nisja e ndeshjes është vonuar plot 14 minuta.

Në stadium ka edhe një prezencë të madhe të forcave të sigurisë dhe uniformave blu.

Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të turqve.

Tirana-Beshiktash: Plas sherri mes tifozëve në "Air
Tifozët bardheblu në "Air Albania"

Video