“Time” zgjedh Messin si sportisti i vitit, “Forbes” zgjedh Ronaldon

5 December 2023, 21:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Time” zgjedh Messin si sportisti i vitit, “Forbes”
Messi në revistën Time

Ndryshe nga revista “Forbes” që vlerësoi Cristiano Ronaldon si sportistin e vitit, argjentinasi Lionel Messi është sportisti i vitit 2023 sipas TIME.

Revista amerikane ka vlerësuar yllin e futbollit argjentinas, i cili në vitin 2022 udhëhoqi kombëtaren e vendit të tij drejt majës së botës në Kupën e Botës, ndërsa në verën e vitit 2023 vendosi të vazhdojë karrierën në MLS dhe Inter Miami.

“E vërteta është, për fat të mirë, unë kisha disa opsione për të vazhduar karrierën time që ishin interesante dhe më duhej t’i analizoja dhe të mendoja për to, madje t’i peshoja me familjen time, përpara se të merrja vendimin përfundimtar për të ardhur në Miami", deklaroi Messi për Time.

“Zgjedhja ime e parë ishte të kthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. U përpoqa të kthehesha dhe nuk ndodhi. Është gjithashtu e vërtetë që më vonë kam menduar shumë për të shkuar në ligën e Arabisë Saudite, ku e njoh vendin dhe ata kanë krijuar një organizim shumë të fortë që mund të bëhet një ligë e rëndësishme në të ardhmen e afërt. Ishte Arabia Saudite ose MLS dhe të dyja opsionet më dukeshin shumë interesante”, shtoi ai.


Video