Ish-futbollisti italian Fabio Macelari, ka përfunduar përsëri në lupën e autoriteteve italiane, për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme me substancat narkotike.
Këtë radhë, ai duhet të vuajë edhe burgun për një problem të tillë.
Gjykata e Piaçencës e ka dënuar atë me 8 muaj burg dhe 1800 euro gjobë, pasi e shpalli fajtor për shpërndarje lëndësh narkotike, si vijim i një hetimi të nisur që në vitin 2019.
Ish-mbrojtësi, prej vitesh kishte pranuar se kishte varësi ndaj drogës dhe se ishte përdorues kokaine, por nuk kishte pranuar asnjëherë se kishte qenë edhe shpërndarës.
Provat treguan se ish-mbrojtësi i cili në karrierë ka veshur fanellën e skuadrave si Kaljari, Inter, Leçe e Bolonja, kishte kryer rolin e shpërndarësit në rastin e një personi të tretë, ndërsa ishte shpallur i pafajshëm për dy akuza të tjera të njëjta.