A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Zhgënjimi për eliminimin nga Botërori ende nuk ka ikur, por Cristiano Ronaldo po provon të kthejë faqen.
Aktualisht, ai është lojtar i lirë, pasi u shkëput nga Manchester United dhe për këtë arsye, për të qëndruar në formë gjatë kësaj periudhe, është kthyer në Madrid.
Sipas “AS”, portugezi po stërvitet në Valdebebas, qendrën stërvitore të Real Madrid, pasi mori leje personalisht te Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez.
Cristiano është stërvitur së bashku me djalin e tij. Një mënyrë për të qëndruar në formë dhe për t’u përgatitur për klubin e tij të ri që do t’i japë mundësinë e fundit për të luajtur në Europë.