
Pas një dekade mungesë në futbollin elitar, Dinamo u rikthye me bujë gushtin e vitit të kaluar në Kategorinë Superiore.
Pa mbushur një vit nga ky moment, ‘Nëndetësja’ rikthehet andej nga erdhi pa shumë vujë.
Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 2-1 të shtunën e fundosi edhe matematikisht skuadrën dinamovite, megjithëse sezonin e nisi me një grup lojtarësh të afrimuar në futbollin shqiptar.
Në ndeshjet e tjera, Tirana e shpallur kampione nuk e fali Vllazninë duke e mposhtur 3-1. Shkodranët janë ende në lojë për një vend që të çon në Europë, pasi janë me 49 pikë, po aq sa Kukësi. Laçi ka siguruar vendin e dytë dhe Partizani të tretin.
Nga Kategoria ra direkt veç Dinamos edhe Skënderbeu, ndërsa Egnatia e Rrogozhinës doo të luajë ‘play out’.