Shqipëria kërkon “hakmarrjen” ndaj Çekisë, publikohen formacionet zyrtare

16 November 2024, 19:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria kërkon “hakmarrjen” ndaj Çekisë,
Kombetarja

Kombëtarja shqiptare, përballet me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, e cila do i afronte më shumë me objektivin që është vendi i parë në grup.

Përveç kësaj, Shqipëria kërkon edhe një lloj “hakmarrje”, për atë humbje 2-0 në ndeshjen e parë në Pragë.

Siç e tha edhe trajneri Silvinjo, ndeshjet me Çekinë, janë kthyer si një derbi, për shkak të përballjeve të shpeshta në vitet e fundit.

Ajo e kësaj të shtune, do të jetë ndeshja e pestë mes dy kombëtareve, me Shqipërinë që numëron një fitore, kundrejt dy humbjeve dhe një barazimi.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët që do të zbresin në fushën e lojës.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.

Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori.

Trajner: Ivan Hashek

Shqipëria kërkon “hakmarrjen” ndaj Çekisë,


Video