Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës, Silvinjo hyn në fushë dhe “u mëson” futbollistëve si të pasojnë

18 November 2024, 17:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës, Silvinjo hyn në
Trajneri Silvinjo me djemtë e kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon fitoren në ndeshjen e fundit të grupit B1 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kanë zbritur sot në fushën e blertë në një seancë përgatitore para ndeshjes ndaj Ukrainës nesër në mbrëmje.

Aty është vënë re edhe trajneri Silvinjo, i cili u është bashkuar lojtarëve në një seancë pasimesh. Braziljani duket se nuk i ka humbur reflekset, ndërsa i gjithë grupi shihet në një atmosferë tepër pozitive.

Një fitore nesër potencialisht do ta çonte Shqipërinë të parën në grup, ndërsa një barazim do mbante gjallë shpresat për “play off”, gjithmonë në varësi të rezultateve të kombëtareve të tjera në këtë grup të hapur.



Video