Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një gol i Olmos në sekondat e fundit të takimit i dha fitoren Spanjës në miqësoren përballë Shqipërisë.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje më shumë se dinjitoze. Arritën të mbajnë pjesën e parë me rrjeta të paprekura me një prej skuadrave që hyn si favorite në çdo kompeticion, madje duke e kërcënuar në dy raste për të shënuar.
Megjithatë, spanjollët e gjetën golin 15 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt me anë të sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres.
Në pjesën e dytë, Reja kishte zëvendësuar Cikalleshin me Uzunin, i cili ishte edhe autori i golit në minutën e 85-të të takimit.
Pak sekonda nga përfundimi, Olmo, që gjithashtu hyri si zëvendësues në pjesën e dytë gjeti golin e avantazhit për Spanjën.