Shqipëria i reziston ‘furisë së kuqe’ për 45 minuta

26 March 2022, 20:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipëria i reziston ‘furisë së kuqe’ për 45

Mbrojtja me treshen e Serisë A, Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin e kaloi testin ndaj “furisë” spanjolle në pjesën e parë.

45 minuta në miqësoren me Spanjën në Katalonjë u mbyllën pa gola.

Shqipëria u fut në fushë me Berishën në portë dhe jo Strakoshën, siç u mendua në fillim, duke qenë se Hysaj doli si kapiten në konferencën zyrtare për shtyp.

Nga krahët u vendosën Hysaj dhe Balliu. Në mesfushë Gjasula dhe Bare mbështetur nga Laçi, ndërkohë që Broja më në fund e nisi si titullar në sulm së bashku me Cikalleshin.

Pjesa e parë rezultoi shumë voluminoze ku ashtu siç pritej Spanja mbajti qarkullimin e topit, duke krijuar disa raste të befasishme. Por edhe pse përballë kishte një kombëtare të madhe kuqezinjtë e Rejës tentuan të linin shenjën e tyre, duke rrezikuar në dy raste tepër të volitshme. Njëherë ishte Cikalleshi, që nuk arriti të godiste, ndërsa më pas një top në zonë nga Broja nuk u shfrytëzua siç duhej.


Video