Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-0 miqësoren përballë Katarit që u luajt në Marbeja të Spanjës me dyer të mbyllura dhe nuk u transmetua askund.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 37-të dhe mban firmën e sulmuesit të Katarit, Albeoz Ali. Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit për të mposhtur portierin e Laçit, Mario Dajsinani.
Në këtë ndeshje, Edy reja kishte grumbulluar pjesën më të madhe të lojtarëve nga Kategoria Superiore, teksa për dy miqësoret e tjera që luhen për pak ditë, me Italinë dhe Armeninë do të jenë të tjerë lojtarë të grumbulluar. KJujtopjmë se Katari është pjesëmarrës dhe vendi organizator i Kupës së Botës që fillon më 21 Nëntor.
Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Hakaj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Cara, Abazaj.