Shorti i Europa League/ Barcelona "kap" Manchester United, Juventusi qëllon me fat

7 November 2022, 13:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shorti i Europa League/ Barcelona "kap" Manchester United, Juventusi

U hodh në Nion të Zvicrës edhe shorti i Europa League, që përfshiu 8 skuadrat e ardhura nga Champions-i, mes të cilave Juventus dhe Barcelonën dhe 8 skuadrat e kualifikuara si të dyta në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Vendet e para të fazës së grupeve kalojnë menjëher në raudnin tjetër, ndërsa në këtë raund do të përballen 8 skuadrat e vendeve të dyta të Europa League dhe 8 skuadrat që vijnë nga Champions League.

Tetë skuadrat që janë kualifikuar direkt në fazën tjetër janë Arsenal, Fenerbahce, Betis, Royale Union SG, Real Sociedad, Feyenoord, Freiburg dhe Ferencvaros.

Supersfida e këtij raundi do jetë Barcelona-Manchester United, me Ronaldon që do të përballet me një nga ekipet rivale të përhershme.

SHORTI

BARCELONA – MANCHESTER UNITED

JUVENTUS - NANTES

SPORTING LISBONË – MIDJYTLAND

SHAKHTAR DONETSK-RENNES

AJAX – UNION BERLIN

LEVERKUSEN – MONACO

SEVILLA – PSV

SALZBURG – ROMA


Video