Shembulli skandaloz/ Djokovic iu bën homazh vrasësve të policit Afrim Bunjaku

28 September 2023, 18:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shembulli skandaloz/ Djokovic iu bën homazh vrasësve të policit
Djokovic

Të jesh një sportist i madh, nuk do të thotë që je një njeri po kaq i madh.

Ky është rasti i Djokovic i cili përpos famës së tij të madhe si kampion global në tenis prej shumë vitesh, ka dëshmuar se kur vjen puna tek nacionalizmi i sëmurë nuk mund të shkëputet dot nga masa e serbëve të thjeshtë.

Sportisti shpërndau sa fundmi në story-n e tij në “Instagram” foto nga homazhet dhe qirinjtë e ndezur në Serbi në nderim të terroristëve që sulmuan Kosovën dhe që vranë një polic në krye të detyrës që ishte në vendin e tij, si rreshteri Afrim Bunjaku.

Në një moment kur e gjithë bota po dënon aktin e rëndë terrorist të një grupi paramilitar serb në Veri të Kosovës, tenisti serb është lutur për këta të fundit.

Shembulli skandaloz/ Djokovic iu bën homazh vrasësve të policit

Postimi i Djokovic ka marrë vëmendjen e mediave në Serbi duke i bërë jehonë një gjesti që në fakt bën me faj e turp jo vetëm atë, por të gjithë shtetin serb.

Kjo nuk është hera e parë që Novak Djokovic përmes deklaratave dhe gjesteve, ka shprehur hapur mbështetjen për gjuhen mohuese kundrejt Kosovës.


Video