Sulmuesi kuqezi, Armando Broja deri tani ka arritur të shënojë 6 gola në Premier League. Pas çdo topi të dërguar në fundin e rrjetës kemi një festim me shqiponjën kuqezi dhe një rrahje të gjoksit sa për të treguar se gjithçka që ka bërë deri tani është për shkak të punës së tij dhe që meriton të jetë në majën e futbollit europian.
Goli i shënuar kundër Tottenham mbrëmjen e djeshme ishte thjeshtë fantastik, ku me në lëvizje klasi ndëshkoi “Spursat”. Një gol ky që ka dërguar në “qiellin e shtatë” tifozët e skuadrës së Chelsea, e cila ka në pronësi Brojën.
“Sa më shijoi kjo! Çfarë fitoreje dhe performance nga të gjithë çunat sonte. Një falënderim special për të gjithë tifozët për mbështetjen fantastike”, shkruan ylli i kombëtares shqiptare.
View this post on Instagram