Rooney këshillon Mbappen: Ik nga Parisi, këto janë dy klubet ku mund të arrish nivelin e Messit dhe Ronaldos

20 December 2022, 18:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rooney këshillon Mbappen: Ik nga Parisi, këto janë dy klubet ku
Kylian Mbappé

Kylian Mbappé u rikthye në Paris me kokën ulur pas humbjes në finalen e Botërorit 2022. Francia nuk mundi të përsëriste suksesin e arritur në “Rusi 2018” dhe iu desh t’i dorëzonte kurorën Argjentinës dhe Leo Messit.

Tani, Mbappé është në pritje të rikthimit te PSG, ku do të duhet të ndajë dhomën e zhveshjes me Leo Messin dhe Neymarin, “yjet” e tjerë të PSG-së. Me përfundimi ne Botërorit po shtohen zërat për një largim të mundshëm të sulmuesit francez dhe bota e futbollit duket se do ta mbështesë këtë vendim.

Konkretisht, Wayne Rooney, trajneri i DC United, i ka dhënë një këshillë francezit për të ardhmen e tij: “PSG nuk i përshtatet atij”.

Rooney rekomandoi që Mbappé të largohej nga PSG, por ai tha se kishte dy opsione se ku duhet të vazhdojë karrierën që të arrijë nivelin Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos: “Besoj se një klub si Manchester United do të ishte perfekt për të. Ose Real Madrid”.

Do të shohim se çfarë vendimi do të marrë Mbappe, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2025, pas rinovimit të fundit, duke refuzuar Realin e Madridit.

Kylian Mbappe e mbylli Botërorin si golashënuesi më i mirë me 8 gola.


Video