Ronaldo kërkon ndihmë për të gjetur tifozin

25 October 2024, 22:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo kërkon ndihmë për të gjetur tifozin
Ronaldo dhe tifozi

Pasioni për futbollin nuk njeh moshë! Pak ditë më parë, një tifoz i moshuar, fans i madh i Cristiano Ronaldos, u bë viral në rrjetet sociale.

I veshur me fanellën e Al Nassr, tifozi në fjalë, nuk i mbajti dot lotët, pasi pa për herë të parë në jetën e tij yllin portugez nga afër.

Megjithatë ai mund të ketë mundësinë ta shohë edhe nga më afër lojtarin.

Ronaldo ka publikuar një postim së fundmi, ku kërkon ndihmën e ndjekësve të japin informacion për tifozin që u pa i përlotur në stadium.

“Po e kërkoj! Do të vlerësoja çdo informacion”, ka shkruar CR7 dhe mbetet për t’u parë nëse do ta gjejë.


Video