Roma rikthehet në Tiranë, ja ku do të zhvillohet miqësorja me Partizanin

3 August 2023, 18:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Roma rikthehet në Tiranë, ja ku do të zhvillohet miqësorja

Ekipi italian i Romës rikthehet sërish në Tiranë, këtë herë për ndeshjen miqësore me Partizanin.

Ndryshe nga sa ishte raportuar më parë, ndeshja nuk do të luhet në kompleksin e ri të "demave të kuq", por do të zhvillohet në stadiumin "Air Albania".

“Rikthehemi në Tiranë! Roma rikthehet në stadiumin ‘Air Albania’, ku ngritëm në qiell trofeun e ‘UEFA Conference League’ më 25 maj 2022”, shkruhet në profilin zyrtar të ekipit italian.


Video