Një mega-skandal në horizont: Beso i Tajvanit pagoi 2.7 milionë ...
7 November, 14:18Fokus

Çiklisti anglez Joe Truman është rrëzuar pa ndjenja pas një përplasjeje të tmerrshme pasi po ecte me shpejtësi 72 km/h në një garë me biçikleta.
Truman theu klavikulën pasi ra në pistë gjatë xhiros së fundit të gjysmëfinales në Keirin. 25-vjeçari u përplas me kundërshtarin e tij Matthew Glaetzer, i cili u rrëzua i pari në dyshemenë e fortë, duke u bërë pengesë edhe për Truman.
Çiklisti qëndroi fillimisht pa lëvizur në pistë ndërsa stafi mjekësor i shkoi në ndihmë. Pasi iu rikthye vetëdija u largua me karrige me rrota teksa merrte oksigjen dhe u dërgua në spital ku bëri skaner të kokës.