Renditja e FIFA-s: Shqipëria vijon ngjitjen, kuqezinjtë shkojnë në vendin e 65-të

10 February 2022, 17:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Renditja e FIFA-s: Shqipëria vijon ngjitjen, kuqezinjtë shkojnë

Mungesa e sfidave nuk e ka penguar kombëtaren shqiptare të ngjitet në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Kuqezinjtë kanë fituar një pozicion gjatë muajit shkurt, teksa tashmë gjenden në vendin e 65-të.

Skuadra e trajnerit Edi Reja ka përfituar nga rënia me disa vende e kombëtares së Republikës Demokratike të Kongos. Kjo e fundit nuk arriti të dalë mirë në Kupën e Afrikës. Rritje ka pësuar dhe kombëtarja e Kosovës.

Përfaqësuesja dardane fiton dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e 109.

Renditja e 10 vendeve të para nuk ndryshon, përjashtuar këtu ndryshimin e pozicioneve të Argjentinës me Anglinë, të cilët tashmë renditen në vendin e katërt dhe të pestë.

Belgjika vijon të qëndrojë në vendin e parë, e ndjekur nga Brazili dhe Franca.


Video