
Të shtunën (21:30) Aradina priti Realin për fazën e 32-të të Kupën e Mbretit (1-3). Një moment historik për një ekip të kategorisë së katërt, që u gjend përballë “Mbretëreshës”.
Aradina ishte bërë e njohur në Spanjë dhe jashtë saj, për arsye jashtë konkurrencës dhe konkretisht për një skandal seksual, i cili shpërtheu në vitin 2017.
Tre lojtarët e saj, Raul Calvo, Carlos Cuadrado dhe Victor Rodriguez, ishin akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze të mitur.
Aradina i përjashtoi tre lojtarët e saj, ndërsa gjykata fillimisht caktoi një dënim me 38 vite burg për secilin prej tyre. Lojtarët e skuadrës spanjole apeluan, me çështjen që mori edhe implikime politike, me partinë e ekstremit të djathtë VOX që mbështeti tre lojtarët.
Në fund, Calvo u lirua menjëherë, ndërsa dënimet e Rodríguez dhe Cuadrado u ulën në katër dhe tre vjet, respektivisht për sulm seksual. Futbollistët argumentuan se ka pasur një akt seksual, por jo me dhunë.
Çështja përfundimisht shkoi në Gjykatën e Lartë të Spanjës në vitin 2022, e cila përdori ligjin "Po vetëm të thotë Po", sipas të cilit duhet të jepet pëlqimi verbal për çdo akt seksual. Kështu, dënimi për Cuadrado dhe Rodriguez, shkoi në nëntë vjet.