Rama: Mbreti i futbollit në tokë e fitoi kupën me ndihmën e mbretit lart në qiell

18 December 2022, 19:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Mbreti i futbollit në tokë e fitoi kupën me ndihmën e
"Mbreti i futbollit në tokë e fitoi kupën me ndihmën e mbretit lart në qiell"

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta komentojë me këtë foto të Messi-t dhe legjendës së futbollit, Diego Maradona, fitoren e Argjentinës në këtë kupë bote.

“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”, shkruajti Rama.

Argjentina mundi me penallti Francën këtë të diel me rezultatin 4-2, në finalen e madhe të Botërorit 2022, duke e fituar kupën pas 36 vitesh.

 


Video