Premier League/ Arsenal fiton derbin ndaj West Ham, United rikthehet te suksesi

4 October 2025, 19:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Premier League/ Arsenal fiton derbin ndaj West Ham, United rikthehet te suksesi
Festa e United

Arsenal triumfoi 2-0 në derbin ndaj West Ham, për të konfirmuar formën e shkëlqyer në Premier League.

“Topçinjtë” iu falën golave të shënuar nga Rice në minutën e 38-të dhe Saka në minutën e 67-të, për të marrë 3 pikë të rëndësishme në garën për vendin e parë.

Ky sukses i ngjit të besuarit e Artetës në krye me 16 pikë, në pritje të ndeshjes së Liverpool, me kampionët që mbajnë vendin e dytë me 15 pikë.

Fitore regjistroi edhe Manchester United, që triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Sunderland në shtëpi.

Mount zhbllokoi takimin në minutën e tetë, ndërsa Sesko vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 31-të.

United rikthehet te suksesi dhe ngjitet në vendin e nëntë me 10 pikë, 1 më pak se Sunderland i vendit të shtatë.


Video