Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Spanja “thyhet” pas penalltive

9 June 2025, 08:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Spanja “thyhet” pas

Portugalia ka fituar finalen e UEFA Nations League ndaj Spanjës, pas një sfide dramatike që u mbyll 2-2 në kohën e rregullt dhe u vendos nga penalltitë.

Zubimendi zhbllokoi rezultatin për Spanjën në minutën e 21-të, por Portugalia barazoi shpejt me Nuno Mendes në minutën e 26-të. Spanja kaloi sërish në epërsi në fundin e pjesës së parë me golin e Oyarzabal (45′).

Cristiano Ronaldo u rikthye në listën e golashënuesve duke barazuar në minutën e 61-të për Portugalinë.

Portugalia u tregua më e saktë nga pika e bardhë. Morata gaboi për Spanjën, ndërsa portugezët shënuan pesë penallti të sakta për të siguruar titullin.

Kjo është hera e dytë që Portugalia fiton Nations League, duke e konfirmuar veten si një nga skuadrat më të forta në Evropë në kompeticionet e reja ndërkombëtare.


Video